leoni

Borut Pahor

Kryetari i slloven, Borut Pahor, gjatë qëndrimit në Prishtinë ka deklaruar se Sllovenia mbështet dialogun në mes të Kosovës e Serbisë

Kryetari i slloven, Borut Pahor, ka deklaruar se Sllovenia është mbështetës e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, dhe kësaj të fundit, Bashkimi Evropian duhet t’ia liberalizojë vizat. Ai ka kërkuar të tejkalohen të  gjitha mosmarrëveshjet në dialogun Kosovë-Serbi dhe të vazhdohet tutje për arritjen e marrëveshjes finale. ë një konferencë të përbashkët me kryetaren, Vjosa Osmani, tha se Sllovenia do të mbështesë dialogun dhe perspektivën e Kosovës në procesin euro-integrues.

Megjithatë, ai tha se dy palët duhet të respektojnë edhe marrëveshjet e arritura. “Kushti i parë është t’i besohet dialogut dhe respektohen marrëveshjet. Dialogu duhet të bëhet një hap më tej tek çështja e personave të zhdukur. “Në të dy këto çështje Sllovenia është mbështetëse edhe më tutje. Sllovenia e mbështet edhe perspektivën euroatlantike të Kosovës. Ai ka kërkura nga Kosova që ta zbatojë marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave serbe. Duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet në dialog dhe të ndikojmë në Bashkimin Evropian”, deklaroi, Borut Pahor.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …