Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka uruar bashkë atdhetarët me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Atdheut

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar shqiptarët me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të atdheut. Kryeparlamentarja nënvizon se sot është dita e mirënjohjes ndaj çlirimtarëve dhe e nderimit të dëshmorëve të lirisë. Në Luftën për çlirim shqiptarët u bashkuan rreth vlerave të antifashizmit dhe të lirisë, vlera të cilat qëndrojnë në themelet e Shqipërisë demokratike. Të përulemi me respekt para veteranëve të Luftës, një pjesë të vogël të të cilëve i kemi ende midis nesh dhe të cilëve u uroj jetë të gjatë! Në Luftën për çlirim shqiptarët u bashkuan rreth vlerave të antifashizmit dhe të lirisë, vlera të cilat qëndrojnë në themelet e Shqipërisë demokratike. Sot është koha të jemi bashkuar për përshpejtimin e rrugëtimit evropian të Shqipërisë, për të thelluar e avancuar reformat, në shërbim të zhvillimit të Shqipërisë, konsolidimit të demokracisë dhe rritjes së mirëqenies së të gjithë qytetarëve. Gëzuar të gjithëve 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shqipërisë!”- shkruan Nikolla.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …