Josep Borrell

Palët duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika të Jashtme, Josep Borell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, nga Riga e Letonisë ku po mbahet takimi i ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s ka thënë se palët në dialog të Kosovës me Serbinë duhet të vazhdojnë bisedimet. Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kemi pasur shumë tensione gjatë verës. Situata është më e qetë së fundi. Por ka nevojë që dialogu të rikthehet sepse nuk ka rrugë tjetër për ta stabilizuar situatën”, tha Borrell duke folur para mediave, në prag të takimit. Bisedimet për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë filluar qysh në vitin 2011. Që nga ajo kohë janë arritur një sërë marrëveshjesh, porse shumica prej tyre nuk janë zbatuar në praktikë. Së fundmi pengesë në dialog u bë, marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës. Qëllim i dialogut thuhet të jetë arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme për të dyja palët.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …