Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Ferizajt

Kryesuesja e deritanishme e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, ka bërë dorëzimin e detyrës së saj, tek Kryesuesi i ri i Kuvendit të Komunës Xhavit Zariqi.

Kristina Gashi-Bytyçi, ka uruar kryesuesin e ri për mandatin e tij katër vjeçare, duke ofruar mbështetjeje të vazhdueshme për çka do që është e nevojshme.

Ndërkaq, kryesuesi i ri Xhavit Zariqi, ka falënderuar ish-kryesuesen për gjithë kontributin e saj, që ka dhënë në katër vitet e kaluara.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …