Bilall Sherifi

Sherifi: Largimet nuk e dëmtojnë Nismën

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi i ka quajtur normale largimet e disa anëtarëve nga ky subjekt. Duke shprehur bindjen se ato nuk e kanë dëmtuar Nismën, ai ka vlerësuar se përmes tyre po bëhen pazare personale dhe grupore. Sherifi ka shtuar se arsyetimi dhe mënyra sesi ata po largohen janë të pandershme, meqë sipas tij, ata nuk po e thonë të vërtetën. Përndryshe, Nisma për Kosovën gjatë ditëve të fundit është përballur me largime të shumta, sidomos nga degët në Drenas, Viti dhe Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

KQZ: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit, fletvotimet janë shpërndarë me kohë

Zëdhënës i KQZ-së, Valmir Elezi,n ë një konferencë për media, ka ftuar qytetarët me të …