Omicron

Asnjë i vdekur nga varianti i ri i koronavirusit, omikron

Të paktën 30 vende dhe rajone kanë raportuar raste të konfirmuara me Omicron, që kur varianti i ri i koronavirusit u raportua për herë të parë javën e kaluar, sipas autoriteteve të shëndetësisë ku janë zbuluar infeksionet. India ka raportuar për herë të parë 2 raste të infektuara me Omicron, sipas ministrisë së Shëndetësisë. Dy pacientët meshkuj nuk kanë simptoma serioze dhe autoritetet kanë gjurmuar të gjithë kontaktet dhe po i monitorojnë. Ministria e Shëndetësisë në Singapor lajmëroi gjithashtu 2 pasagjere që mbërritën nga Afrika e Jugut, të infektuar me Omicron. Dy pasagjerët ishin të vaksinuar plotësisht dhe vuanin nga simptoma të lehta si kollë dhe fyt i thatë.  Në Brazil, guvernatori i Rrethit Federal të kryeqytetit Brazilia, Ibaneis Rocha, tha se janë konfirmuar 2 raste me variantin e ri.  Deri më tani ka pasur 5 raste me Omicron në Brazil. Tre të parët janë konfirmuar në Sao Paolo dhe kishin udhëtuar të gjithë në Afrikë. Deri më tani, Suedia ka konfirmuar 6 raste me Omicron, ku të gjithë kanë simptoma të lehta. Komuniteti i Madridit në Spanjë ka konfirmuar rastin e parë të infeksionit të transmetuar në komunitet me Omicon, sipas autoriteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …