Albin Kurti

Kurti: Kosova nuk ka problem më të madh se ai i raportit me Serbinë

Kryeministri, Albin Kurti i ka deklaruar gazetës malazeze “Pobjeda” se Kosova nuk ka problem më të madh se ai i raportit me Serbinë. Ai ka theksuar më tutje se problemi ynë më i madh është Serbia, e cila as nuk mund ta mendojë e as ta pranojë Kosovën si shtet të barabartë dhe fqinj. “Në thelb, Serbia nuk e njeh shtetësinë e vendeve që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian – Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën, e madje as Maqedoninë e Veriut. Përkundrazi, këto shtete i konsideron si të përkohshme dhe me të gjitha kapacitetet e veta angazhohet ta shkatërrojë shtetësinë e tyre. Serbia po sillet në Ballkanin Perëndimor sikur Rusia me fqinjët e saj: entitetin e Republikës Serbe në Bosnjë tenton ta shndërrojë në Bjellorusi, ndërsa Malin e Zi në Ukrainë”, ka deklaruar mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj përjashton bashkëpunimin me VV: I hapur për konsulta me LDK-në dhe PDK-në

Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk është i gatshëm të bashkëpunojë me Vetëvendosjen, duke theksuar …