Edi Rama

Kryeministri Edi Rama njofton se është duke u angazhuar për të sjell në Shqipëri prodhues amerikan të automjeteve

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Detroid të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është duke u angazhuar për të sjell në Shqipëri prodhues amerikan të automjeteve. Ai ka shkruar se një mision i Automation Alley do të vijë në Shqipëri për të parë nga afër, si dhe për të kuptuar më mirë gjithçka po ndodh me Ballkanin e hapur dhe me transformimin e tregut, në një treg të lirë dhe të madh që i jep Shqipërisë edhe një pozicion shumë më të favorshëm për investimet e huaja. Ndërkohë, Drejtori i Shërbimeve Ndërkombëtare dhe Partneriteteve strategjike Noel Nevshehir ka deklaruar se është mik dhe dashamirës i Shqipërisë. “Unë kam vizituar Shqipërinë më parë në vitin 1984. Shqiptarët janë njerëzit më të ngrohtë e më miqësorë që mund të takosh në këtë botë. Unë kam udhëtuar në më shumë se 84 vende, por shqiptarët janë të mrekullueshëm. Ne këtu, në Automation Alley, në shtetin e Miçiganit, do të punojmë për të filluar organizimin e një misioni tregtar në Shqipëri dhe presim me padurim të vijmë për të përfituar nga miqësia dhe ngrohtësia që ka vendi për të ofruar”, ka deklaruar Drejtori i Shërbimeve Ndërkombëtare dhe Partneriteteve strategjike Noel Nevshehir.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …