Abelard Tahiri

Abelard Tahiri thotë se Albin Kurti e kishte kundërshtuar fusnotën, por tani nuk ka pasur guxim ta ngrehë as si shqetësim

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, duke folur para gazetarëve pas mbledhje së Kryesisë së Kuvendit ka komentuar përfaqësimin e kryeministrit Kurti dje me fusnotë të Kosovës në takimin e Këshillit për Stabilizim-Asociim në Bruksel. Kryeministri Kurti sa ishte në opozitë e kishte kundërshtuar fusnotën, kurse tash nuk e pamë që  e ka ngritur si shqetësim në BE që Kosova të përfaqësohet pa fusnotë dhe ka vazhduar siç kanë vazhduar kryeministrat e tjerë. Kur e gjykojmë sot kuptojmë se  thëna në të bërë, për Albin Kurtin qëndron një det me rërë, ka thënë Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Në fund të Akademisë, në emër të familjes Qeriqi, të pranishmit i përshëndeti vajza e profesorit, Antigona Qeriqi

Në fund të Akademisë, në emër të familjes Qeriqi, të pranishmit i përshëndeti vajza e …