Gjeneral Bashkim Jashari e dekoroi me medalje majorin amerikan, Timothy J. Halbur

Gjeneral Bashkim Jashari e dekoroi me medalje majorin amerikan, Timothy J. Halbur

Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari, e priti sot në takim lamtumirës oficerin për Bashkëpunim Ndërkombëtar pranë Ambasadës së SHBA në Prishtinë, major Timothy J. Halbur. Me këtë rast, Gjeneral Jashari ndau medaljen për „Shërbim Vetëmohues“ për majorin Halbur, me motivacion për performancë të shkëlqyeshme dhe mbështetje vetëmohuese e të jashtëzakonshme gjatë shërbimit njëvjeçar të tij. Major Halbur u vlerësua lart për vizionin strategjik, udhëheqjen dhe përkushtimin e tij, të cilat kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Aktivistja e strukturava të larta të LDK-së, Besa Luzha ju ka bërë thirrje subjekteve politike për garë korrekte

Aktivistja e strukturava të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Luzha ju ka bërë …