Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Dobësitë e përhershme, apo anomalitë historike ndër shqiptarë

Titistët e Kosovës dhe anti Enveristet në Shqipëri, janë mësuar të gjuajnë në të njëjtën tabelë!

Për 50 vite e patën tabelë Enverizmin!

Titoistët fare nuk i pengonte pushtimi i Kosovës dhe viseve shqiptare, që ishin nën Jugosllavi me Titon në krye te saj!

Se pse këta kishin pushtet mbi popullin tonë e nën pushtuesin!

Por sikur dihet, kryet në tagji sytë në mal!-kokën në Beograd e sytë në Shqipëri!

Detyrë te përhershme me sulmuar Enverizmin me te gjitha mënyrat shpifjet, shtypi, propaganda deri dhe libër shkroi Sinan Hasani!

UDB- Jugosllave torturonte njerëzit burgoste dhe ju ndaheshin vite burg, deri sa edhe i likuidonin fizikisht Shqiptaret, vetëm një parullë ta shkruanin vetëm nëse i përmendej emri i Enver Hoxhës!

Mos te flas po te gjenin ndonjë libër të ti si ta gjenin ndonjë raketë, e jo armë të vogël!

Jugosllavet nisen shumë operacione te fshehura te shërbimit sekret UDB-s drejt Shqipërisë që ta eliminojnë Enverin!

Po e them për herë të parë!   Njërin ndër operacionin ma te rrezikshmin qe arriti deri te njeriu i parë pranë Enver Hoxhës!

 

Ky operacion është shtyrë nga Prizreni përmes grupeve bashkë punuese kufitare Jugosllave Shqiptare!

Si dhe nga Ambasada e Jugosllavisë në Ankara, Operacioni asht quajtur (Prateči) që do te thotë Përcjellja!

Mënyra e veprimit ka qenë zinxhiri si hallkat e tij të lidhur njëra me tjetrën deri sa të arrinin dhe ta likuidonin Enver Hoxhën!

Fal intuitës aftësive të tija, si dhe shërbimit besnik nuk arrin ta likuidojnë!

Ne që ndiqnim rrugën për çlirimin e Kosovës, detyrimisht e gjenim atë rrugë përmes librave të Enver Hoxhës!

Si që ishin; Për Pushtetin Popullor, Kur lindi Partia, Lufta Partizane, Social imperializmi Sovjetik dhe Imperializmi Amerikan, -Shënime Për Lindjen e Afërt-

-Vet Administrimi Jugosllav Teori dhe Praktik Revizioniste- e tjera për të i krahasuar dhe për ta mësuar rrugën organizative si që ishte Libri i Leninit libri i 6

-Çështjet Organizative-edhe libri tjetër -Nga Te Ja Fillojmë-! Literatura e tillë na mësoi normat dhe mënyrën e organizimit!

Po ashtu librat e Tolstoit, te Emil Zoles, Maksim Gorkit, etj!

Krejt këto i thash sepse janë një rrugë rrëfim që ne ndoqëm deri në çlirimin e Kosovës!

Këto janë të gjitha te bazuara në doktrinën që ndoqi Enver Hoxha për çlirimin e Shqipërisë shpëtimin nga gllabërimi Jugo sllavo Grek dhe e çliroi vendin me forca vetanake me luftën Partizane kundër Fashizmit!

E çliroi Shqipërinë pa ndihmën e askujt!

Ky burrë shteti ma i madhi ne historinë Shqiptare, duke e udhëhequr Shtetin Shqiptar për 50 vite!

Shtet te sigurt të lirë e të pa varur!  Tanë armiqtë bashke me argatët e tyre që vazhdimisht u përpoqën ta përbaltin gjithmonë ja patën frikën!

Kur nuk mund ta zhbëjnë krejt ketë epokë pesëdhjetë vjeçare!

Askush nuk mund ta mohoj ketë ideologji ketë Filozofi, Politik e Kombëtarizim, doktrinë Enveriste!

Prandaj sa do qe e sulmuan e u sulen mbi te, duke u ber ma te pëlqyeshëm për ndërkombëtarët te cilët ishin në përkrahje në ndërrimet ideologjike e te rendit shoqëror Socialist te Bllokut Socialist të Lindjes!

Prandaj sa ma anti Enverist qe paraqiteshin aq ma të pëlqyer nga te huajt ishin dhe aq ma mashtrues për popullin që do ta udhëhiqnin me demokraci dhe do ta bëjnë si Evropa!

Për një kohë e pak vite këta dukeshin shpresa e së ardhmes!

Këta tabelë për gjuajtje kishin tabelën Enveriste!

Gjithë çka mund te thonë dhe të bëjnë por s’mund ta mohojnë historinë e të kaluarën!

Enverizmi ka Filozofi, Politik Ideologji doktrinë Enveriste!

Ndërsa nga këta karagjozët që erdhën në pushtet duke sharë Enverin duke shkatërruar ekonomin, humben sigurinë e Vendit!

kKëta nuk mund te lënë gjurmë as ideologjikë as ndo një rregullim e rend shoqëror të veçante!

Këta kanë mbet me vese te gabuara që po i përcjell tan jetën!

Socialistet i shajnë e i përbuzin duke ju than jeni pasardhësit e Enverizmit! Janë apo s”jan s”ka rëndësi!

E shajnë dhe e fyejnë Sali Barishen se ishte me Enver Hoxhen!

Salihu po te ishte Enverist do ta nderonim e vlerësonim!

Ai ishte afër Enverit, por krejtësisht i huaj dhe anti Enver, jo anti Komunist, por anti kombëtar!

Edhe tani kur i sulen Saluas përpiqen ta shajnë si Enverist!

Ky asht defekti jetësor i këtyre njerëzve qe gjuajnë te njëjtin vend ka apo jo tabelë për qitje aty!

Pastaj harrojnë se kjo kategori një herë ka përfituar me këto sharje e mashtrime!

Tani Populli shqiptar e pa realitetin dhe asht i vetëdijshëm se e mashtruan për tridhjetë vite!

Edhe ndërkombëtarëve nuk ju hyn ne punë kjo që asht e kaluara!

Këtej në Kosovë çlirimtarët i quanin Enveristë, kjo na nderonte dhe ishte një e vërtetë për shumë kënd! 

Por me të u shndërruar në parti politike u tjetërsuan shumica me qëllimin e vetëm, te vinë në pushtet duke qen të pëlqyer nga ndërkombëtarët!

Titistet hoqën nga supet titizmin duke u ber LDK, dhe duke u viktimizuar nga Enveristet gjë që s’ishte aspak e vërtet asgjë, pos qëllimit për ta hequr epitetin titoist U përpoqën te proklamojnë Rugovizmin si gandizëm por përfundoj si qyqar!

Tani Albinit dhe VV, po ju thonë komunistë e marksistë të majtë! 

VV veten e kanë deklaruar si te majtë, por  këta nuk kanë fare ideologji as të majtë as të djathtë pos një filozofi teori e mësuar ne librat e përzier me karakter të kombinuar  me ideologji të ndryshme dhe përzierje me karaktere e anëtarë me pikëpamje krejt të  ndryshme!

Vendimet i kanë te pakta e të pa qarta!

Pos teorish filozofike ju mungon pragmatizmi e veprimet konkrete!

Pra s’mundet te këta kur Albin-izem.

Edhe nga këta qe kanë shpallur veten te djatht as pak sjan as njëra parti e profilizuara dhe te kenë ndonjë filozofi te qartë e të dallueshme mes veti pos deklarimeve- kurr do te këta Thaqizem, as Rugovizem!

Si qe s’mund te ketë Berish-izem se ky s ka as ideologji as doktrinë as parim as filozofi te veten! Ky asht një akrobat, Diktator, Ekstremist e psikopat gati në skizofren!

Po ashtu Bash-izem s’mund te ketë as Ram-izem!

Pasi asnjë nga këta s’mund te lan gjurmë dhe Ideologji Filozofi Politike e Kombëtare !

Prandaj Enverizëm kishte ka dhe do te ketë sa te jetë njerëzimi!

Sa ma shpejt e kuptojnë këta politikanet e tanishëm dhe ata te ardhmit, duhet te heqin dorë nga sulmet e gabuara e te ngatërruar të se kaluarës!

Të mendojnë e veprojnë për te sotmen dhe të ardhmen!

Te Përpiqen të lan gjurmë Filozofike, Ideologjike Politike e Kombëtare te një rregullimi shoqëror e rend te ri !

Do te mbetshin ne histori dhe do të mbetej doktrina e tyre!

Mendoj shpresoj dhe dua që te zhvillohet Enverizmi i ri ne kushtet e Demokracisë duke ruajtur dhe përcjellë nga e kaluara Dinjitetin, Sigurinë dhe Kombëtarizimin Enverjan!

Kështu do te na donin e përkrahin edhe Aleatet, se pse ata s janë të  verbët dhe nuk janë në luftë me Enverizëm, as që kanë qen ndonjëherë!

Pos që ndërkombëtarët i kanë pas zili dhe inat si ja ka dal ne mënyrë vet anakë e që asnjë shtet, sa do i fuqishëm kurrë s’ka mundur të ja dal i vetëm!

Nga ky pozicion e kanë lan te izoluar dhe pa ndonjë partneritet serioz e miqësor!

Tani kur bota po kalon ne trendët globalisht!

Enveristet demokrat e Atdhetar me dinjitet të fort do të ja rritnin vlerën Shqiptarisë së bashkuar në globalizmin botëror!

Të përkrahur nga Amerika dhe aleatet tjerë!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …