Vetëvendosja

Lëvizja Vetëvendosje: Marrëveshjet e dëmshme që mund të vijnë nga dialogu me Serbinë, do të kundërshtohen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja,thotë se marrëveshjet e dëmshme eventuale që mund të vijnë nga dialogu me Serbinë, do të kundërshtohen si  nga Qeveria ashtu edhe nga  Kuvendi. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës, Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e sheh si mundësi që Vetëvendosja ta dërgojë vendin në zgjedhje vitin e ardhshëm. Ata  thonë se marrëveshjet që janë nënshkruar më herët, do të përpiqen që t’i shqyrtojnë, në mënyrë që osovës t’i mundësohet një pozicion i qartë në kërkesat e saj. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se rrëzimi i Qeverisë Kurti në emër të dialogut mund të sjellë pasoja të mëdha politike për subjektet tjera, duke përmendur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti 1, që ndodhi në vitin e kaluar. Armend Muja ka thënë se Kosova është i hapur për dialog, duke shtuar se është interes i paqes për Ballkanin Perëndimor, e që të përafrohet sa më shumë me  vlerat  evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …