Ferat Shala

Ferat Shala: Kërkesa e BE-së për themelimin e Asociacionit, është pretekstet i ikjes së mundshme të Qeverisë Kurti

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka deklaruar se kërkesa e BE-së për themelimin e  Asociacionit të  Komunave Serbe është njëri ndër pretekstet e ikjes së mundshme të Qeverisë Kurtit në pranverën e ardhshme, duke theksuar se ka edhe probleme tjera siç janë energjetike, problemet sociale dhe ekonomike. “Konsideroj që qeveria Kurti është ajo që merr këtë përgjegjësi në çfarëdo situate qoftë dhe ne si PDK konform rrethanave do të jemi koshient por përgjegjësia është e qeverisë Kurti. Nëse do të kemi zgjedhje do të thotë Qeveria Kurti është ajo që po ikë”, ka thënë, deputeti Ferat  Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Ermal Sadiku: LDK-ja nuk e ndryshon qëndrimin për Specialen pa një proces gjithëpërfshirës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka bërë të ditur se partia e …