Vjosa Osmani

Amerika do të punojë me Serbinë e Kosovën për të implementuar zotimet e Uashingtonit pavarësisht çka thotë, Vjosa Osmani

Kryetarja, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj për fundvit,  të cilën e bokotuan deputetët e opozitës ka përmendur edhe një nga pikat e Marrëveshjes së Uashingtonit për moratorium një vjeçar. Ajo tha  se pranimi i një pike të tillë e ka cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe të drejtën për konsolidimin për subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Mirëpo Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga administrata e kryetarit, Xho Bajden,  po tregohen të  gatshme për të mbështetur punën përpara një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë, që ishte arritur në Uashington, dhe e cila qendër do të kishte njohjen reciproke, që do të hidhte themelet për një bashkëpunim dhe një të ardhme të qëndrueshme. Ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe inkurajojmë palët që të rikthehen në këtë proces urgjent për të adresuar bashkë çështjet teknike dhe politike. Ne do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën për të implementuar zotimet, që ata i kanë marrë në Uashington, në përkrahje të synimit për normalizim të plotë, ka thënë për mediet një zëdhënës i Ambasadës amerikane, në Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …