Sot në Skënderaj u mbajt Kuvendi Konsolidues i Shoqatës së Pensionistëve të TMK-FSK-së dhe Simpatizantëve "ELITA”

Në Skënderaj u mbajt Kuvendi Konsolidues i Shoqatës së Pensionistëve të TMK-FSK-së dhe Simpatizantëve “ELITA”

Më 18 dhjetor 2021, në Skënderaj të Drenicës, në qytetin e lindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, u mbajt Kuvendi Konsolidues i Shoqatës së Pensionistëve të TMK/FSK dhe Simpatizantëve ,,ELITA”, me selinë qendrore në Prizren.

Paraprakisht, të gjithë delegatët pjesëmarrës në kuvend, në ora 10. 00 bënë homazhe dhe vendosen kurora lulesh në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, si dhe vendosen buqeta lulesh pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Skënderaj.

Më pastaj, në orën 1200, zhvilloi punimet seanca e kuvendit në praninë e 23 delegatëve, përfaqësues të të gjitha degëve në nivel të Republikës së Kosovës. Pas intonimit të himnit kombëtar dhe atij shtetëror, kuvendi vazhdoi punimet, duke aprovuar draft-rregulloret dhe njëherit, duke zgjedhur kryetarin e shoqatës z. Bajram Bekteshin dhe dy nënkryetarët e saj z. Profesor Doktor Haxhi Ferati dhe z. Kamer Hamzaj, sikurse edhe bordin ekzekutiv prej 9 anëtarëve.

Falënderojmë nikoqirin, kreun e Komunës së Skënderajt për pritjen e ngrohtë dhe krijimin e kushteve për mbajtjen e seancës.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …