Bajram Qerkini

KMDLNJ: Janë të ulëta e të papranueshme, përbuzjet drejtuar Bajram Qerkinit, për djalin e tij të zhdukur nga regjimi i Millosheviqit

Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut lidhur me fyerjet e ka reaguar pas fyerjeve që i janë bërë në rrjete sociale Bajram Qerkinit nga “Shoqata e Familjarëve të Personave të Pagjetur”, duke kërkuar hetim për komentet e ulëta Në reagimin e Këshillit  thuhet se Bajram Çerkini është udhëheqës i një organizate që hulumton fatin e personave të pagjetur duke mos pushuar edhe një ditë të vetme në këtë aktivitet.

 “Angazhimi i Bajram Çerkinit është angazhim i sinqertë që buron nga solidariteti për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur pavarësisht përkatësisë nacionale, racës, gjinisë dhe statusit në shoqëri. Bajram Çerkini dhe familja e tij sikur edhe të gjitha familjet që kanë anëtarët e tyre në listën e të pagjeturve nuk kanë asnjë çast gëzimi në jetë, të vetmin gëzim e kanë sigurimin e informatave për fatin e më të dashurve të tyre e që është edhe e drejtë elementare e njeriut që duhet të mbrohet dhe sigurohet nga shteti”, thuhet në reagimin e KMDLNj, transmeton Telegrafi.

Më tej ne reagim thuhet se “Bajram Çerkini, familja e tij dhe të gjitha familjet e personave të pagjetur nuk jetojnë për veten e tyre, por për të dashurit e tyre që janë të pagjetur e që në disa raste kthehen si mbetje mortore qoftë edhe të një pjese të vetme të trupit”.

“Të shkruani se ‘çka huptë mos u gjetë’, në rastin konkret për djalin e Bajram Çerkinit dhe fyerje tjera që nuk kanë të bëjnë me natyrën njerëzore, është përbuzje për vuajtjet dhe sakrificat e familjeve të të pagjeturve dhe të gjithë atyre që u sakrifikuan për një shtet ku liria e fjalës dhe liria e shprehjes paraqet vlerë themelore mbi të cilën ndërtohen të gjitha vlerat tjera”.

Për KMDLNj-në është befasues dhe i papranueshëm mo sreagimi institucional dhe i shoqërisë për këtë përbuzje të pamoralshme të vuajtjeve dhe sakrificave të të tjerëve në rastin konkret është mungesë e respektit elementarë për vuajtjen dhe dhimbjet e familjeve të të pagjeturve.

“KMDLNj kërkon nga Policia e Kosovës të nis hetimet për këto komente të ulëta dhe është i sigurt që Njësia për Hetime të Krimeve Kibernetike ka kapacitet të mjaftueshëm profesional ta bëjë këtë. Përdorimi i gjuhës së urrejtjes sanksionohet si vepër penale dhe në asnjë mënyrë nuk mund të arsyetohet me lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes”, thuhet në reagim.

Bajram Qerkini nga “Shoqata e Familjarëve të Personave të Pagjetur” ditë më parë e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës se ka përdorur çështjen e ndjeshme vetëm për vota.

Për deklaratë e bërë Qerkini nuk u kursye nga militantët dhe polarizuesit partiakë, të cilët bënë komente fyese ndaj tij në rrjete sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim nga Azem Syla dhe Ramadan Avdiu

Në një bisedë në kuadër te emisionit « Fakte » me Adnan Merovcin, të emituar …