KMDLNJ

KMDLNJ ka reaguar pas fyerjeve që iu kanë bërë në rrjetet sociale, Bajram Qerkinit, për djalin e tij të zhdukur nga regjimi i Millosheviqit

Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas fyerjeve që i janë bërë në rrjete sociale, Bajram Qerkinit nga “Shoqata e Familjarëve të Personave të Pagjetur”, duke kërkuar hetim për komentet e ulëta, fyese dhe përbuzëse.  Në reagim thuhet se “Bajram Çerkini, familja e tij dhe të gjitha familjet e personave të pagjetur nuk jetojnë për veten e tyre, por për të dashurit e tyre që janë të pagjetur e që në disa raste kthehen si mbetje mortore qoftë edhe të një pjese të vetme të trupit”. Për KMDLNj-në është befasues dhe i papranueshëm mos-reagimi institucional dhe i shoqërisë për këtë përbuzje të pamoralshme të vuajtjeve dhe sakrificave të të tjerëve.  Këshilli kërkon nga Policia e Kosovës të nis hetimet për këto komente të ulëta,  të cilat në asnjë mënyrë nuk mund të arsyetohen me lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes.  Bajram Qerkini nga “Shoqata e Familjarëve të Personave të Pagjetur” ditë më parë e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,  se ka përdorur çështjen e ndjeshme vetëm për vota. Për deklaratën e tij  ndaj Kurtit nuk u kursye nga militantët, të cilët  mes tjerash kanë shkruar: “Çka huptë mos u gjetë’, në rastin konkret për djalin e Bajram Çerkinit, i zhdukur nga regjimi i Millosheviqit dhe fyerje tjera që nuk kanë të bëjnë me natyrën njerëzore. Kjo është përbuzje për vuajtjet dhe sakrificat e familjeve të të pagjeturve dhe të gjithë atyre që u sakrifikuan për një shtet ku liria e fjalës dhe liria e shprehjes paraqet vlerë themelore mbi të cilën ndërtohen të gjitha vlerat tjera, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Server: Marrëveshja e vitit 2013 përfshin integrimin e serbëve në Policinë dhe në të gjitha institucionet e Kosovës

Profesori dhe analisti i  mirënjohur amerikan, Daniel Serwer ka vlerësuar se Asociacioni është pyetja e …