Vladimir Putin

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, kërkoi nga shtetet e Perëndimit që t’i ofrojnë menjëherë garanci për sigurinë

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, kërkoi nga shtetet e Perëndimit që t’i ofrojnë menjëherë garanci për sigurinë. Kremlini zyrtar  është duke grumbulluar forca pranë kufirit të saj me Ukrainën dhe ka frikë se ajo është duke planifikuar një sulm të shpejtë në këtë vend.  Duke folur në konferencën vjetore për gazetarë, Putin iu përgjigj pyetjes së gazetarit të televizionit Sky News për qëllimet e Rusisë: “Duhet të na japin garanci dhe atë pa asnjë vonesë porositi ai. Garancitë e sigurisë që  i kërkon Putini, do të bllokonin zgjerimin e NATO-s dhe do të kufizonin në mënyrë drastike aktivitetin e aleancës në të gjithë ish-Bashkimin Sovjetik dhe në Evropën Lindore. Putin iu ka  referua sistemeve anti-raketore,  të cilat  Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur në vendet aleate të NATO-s, në Rumani dhe në Poloni, gjatë viteve të  fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …