Haradinaj

Haradinaj: Qeveria të mos neglizhojë detyrat dhe obligimin që ka për veteranët dhe invalidët e UÇK-së

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka porositur institucionet më të larta të vendit që të mos harrojnë detyrat dhe obligimin që kanë për veteranët dhe invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Gjatë Luftës Çlirimtare, mijëra bashkëluftëtarë u plagosën dhe u lënduan, e shumë prej tyre kanë nevojë për proteza për të ecur, parë e funksionuar normalisht në jetën e përditshme. Ato proteza duhet të ndërrohen periodikisht dhe pasi që janë të papërballueshme për xhepin e invalidëve, zakonisht qeveria merr përsipër këto shpenzime.Në mungesë të trajtimit dhe kujdesit për invalidët e luftës nga kjo qeveri, ka pasur organizim nga bashkatdhetarët, në rastin e ndërrimit të protezave për luftëtarët e dalluar të UÇK-së Naim Qerimaj dhe Selmon Hasanaj. Falënderoj veçanërisht bashkatdhetarët Shkelzen Sadikaj dhe Bajram Mulaj, si dhe secilin emër për emër që kontribuoi për këta luftëtarë lirie. Janë edhe shumë të tjerë që kanë nevojë për këtë ndihmë. Kërkoj që qeveria e Kosovës të mos neglizhojë detyrat e veta dhe obligimin që e kemi për Invalidët e Luftës dhe sikur qeveritë para saj, të mbështes këtë trajtim të nevojshëm shëndetësor”, ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …