leoni

Pren Marashi: Ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës ajo që i tregoi botës dhe armiqve, se këto troje kanë dalazotës

Pren Marashi: Ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës ajo që i tregoi botës dhe armiqve, se këto troje kanë dalazotës

Me rastin e 30 vjetorit të Ditës së Veteranit, ish-komandanti i Batalionit 4, i Brigadës 138 të UÇK-së, Pren Marashi ka shkruar: Tridhjetë vite më parë, më 30 dhjetor të vitit 1991, forca të shumta ushtarake e policore serbe, rrethuan shtëpinë e Komandantit, Adem Jashari, në Prekaz. Pikërisht para tridhjetë viteve, u dukën shkëndijat e para të një lufte të armatosur kundër pushtuesit serb.
“Vetëm të guximshmit nëpër kohë të ndryshme, i kanë ndërruar rrjedhat e historisë”.
Kështu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe luftën e shenjtë e të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata që nuk luftuan dhe nuk morën pjesë në luftën çlirimtare të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me siguri që nuk e dijnë rëndësinë e kësaj date.
Ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës ajo e cila kur ishin të gjithë të thyer dhe para dorëzimit që i tregoi botës dhe armiqve, se këto troje kanë dalazotës.
Të gjitha Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të vërtetë të luftrave çlirimtare, Urime Dita e Veteranit!

Kontrolloni gjithashtu

Ragip GJOSHI:  (Di) Kush po harron arritjet dhe dëshiron të fillojë  nga e para ?!  

Ragip Gjoshi: MARRËVESHJA E BRUKSELIT DHE ANEKSI I OHRIT-KOHA PËR TRANSPARENCË DHE PËRGJEGJËSI

Çfarë ka pranuar Kosova në Bruksel dhe Ohër,,,!? Nëpër medie,deklarata politike e deri në intervistën …