leoni

Shaqir Totaj emëron Kujtim Gashin, nënkryetar të Komunës së Prizrenit

Shaqir Totaj emëron Kujtim Gashin, nënkryetar të Komunës së Prizrenit

Shaqir Totaj sot ka filluar me emërimet në pozita politike në kabinetin e tij. Kujtim Gashi është emëruar nënkryetar i Komunës së Prizrenit.  Kujtim Gashi është nënkryetar i degës së PDK-së në Prizren, anëtar i Kryesisë Qëndrore dhe ka qenë Shef i Shtabit zgjedhor në zgjedhjet e fundit lokale. Gashi ka mbajtur pozita të rëndësishme në nivel qëndror dhe lokal, ka përvojë politike mbi 20 vjeçare.  Poashtu, Gashi është njohës shumë i mirë i politikave lokale, duke qenë asambleist për tre mandate, kryesues për një mandat dhe ka gjashtë vite përvojë pune në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ai ka qenë dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.  Përvoja e tij shumë vjeçare në politikë, profesionalizmi i tij dhe njohja e politikave lokale e bëjnë Kujtim Gashin të denjë për këtë pozitë dhe ai do të jetë vlerë e shtuar në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit.

Kontrolloni gjithashtu

Rufki Suma: 29 Gushti Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit

Sot kujtojmë e nderojmë 15 Dëshmorët e Hanit të Elezit, ata të cilët në data …