Bedri Halimi: Lojërat me akuza mistike kundër krerëve të UÇK-së

ME VEPRIMTARËT TANË DUHET PASUR KUJDES

Jemi dëshmitarë të këtyre ditëve të vënies në pranga në vendin e tij të punës dhe përcjelljes në mënyrë spektakulare, të veprimtarit, ish-të burgosurit politik, ish- pjesëtarit të UÇK-së, shkrimtarit, drejtuesit të revistës “Sharri” dhe Kryeinspektorit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, z. Bedri Halimi.

Nga vitet e 90-ta, përveç si veprimtar, e deri në ditët e sotme, Bedri Halimi me sukses ka drejtuar edhe revistën e njohur ”Buletini” dhe me vonë “Sharri”. Në këtë revistë është pasqyruar në mënyrën më të mirë, trashëgimia kulturore e shpirtërore e trevës së Opojës, Gorës dhe më gjerë.

Ata që patën fatin të bashkëpunojnë më Bedriun, e dinë mirë se me sa shumë sakrifica ka arritur ta mbajë gjallë këtë revistë deri në ditët e sotme si drejtues.

Si redaksi dhe bashkëpunëtorë të revistës “Sharri”, jemi të befasuar me mënyrën e prangosjes së këtij veprimtari dhe formës së përcjelljes se lajmeve që u dhanë në disa media. Në qoftë se Bedriu është i dyshuar, kjo nuk do të thotë se ai është i akuzuar, andaj, deri në vendimin e gjykatës do të duhej të trajtohej nga mediat tona, për të cilat kemi respekt, më me kujdes.

Si redaksi, jemi të bindur se Bedri Halimi, ashtu siç  i ka kaluar shumë sfida gjatë jetës së tij, do ta kaloj edhe këtë.

Duke pasur besim në institucionet tona, për të cilat edhe Bedriu ka kontribuar mjaftë në ngritjen e tyre, jemi të bindur se organet tona të drejtësisë do ta thonë fjalën e tyre sa më parë, dhe Bedriu, do të kthehet ballëhapur në vendin e punës, familjen e tij, e mbi të gjitha, do tu kthehet kontributeve shkrimore të lëna në gjysmë.

Me respekt,

Bashkëpunëtoret e revistës “Sharri”

Zymer Neziri

Xhevat Hasani

Ibish Neziri

Hazer Dana

Nuridin Ahmeti

 

Sharr, më 11. 01. 2022

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …