Ruud Vermeulen thotë se Kosova po përballet me një krizë të afërt si pasojë e Ligjit për Pagat

FMN-ja zbulon se rritja ekonomike ndodhi nga remitencat dhe jo nga zhvillimi, sikur deklaron Qeveria e Kosovës

Fondi Monetar Ndërkombëtar  ka publikuar raportin e fundit për Kosovën, rreth rritjes ekonomike për vitin 2021. Prodhimi i Brendshëm Bruto, një ndër treguesit më të mirë për matjen e rritjes ekonomike, gjatë vitit 2021 u rrit për 7.5 për qind, ani pse Qeveria e Kosovës parashikoi një shifër më të lartë se kjo.  Në artikullin 4 të raportit të FMN-së nuk përmenden vende të reja të punës, por theksohet se një prej kontribuuesve më të mëdhenj në rritjen ekonomike mbeten remitancat e dërguara nga diaspora. “Zvarritja e Kosovës në ekonomi u kompensua më shumë nga remitanca të jashtëzakonshme nga diaspora dhe rritja e qëndrueshme e kredive neto për sektorin privat”, thuhet në këtë raport të FMN-së, përcjell Demokracia.com. Një gjë tjetër që përmendet në këtë raport, i cili ia vlen të theksohet, është se inflacioni në vitin 2021 parashikohet të jetë rritur më shumë se 5 për qind, për shkak të çmimit të energjisë dhe të ushqimeve. Sipas Administratës Tatimore, në gjashtë muajt e parë të vitit 2021 janë deklaruar vetëm 2 mijë e 762 punëtorë të rinj. Në vitin 2020, ku pandemia ishte në kulmin e saj, u deklaruan 2 mijë e 272. Ndërsa, në vitin 2019 pati 2 mijë e 880 punëtorë të rinj të deklaruar.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …