Covid

Sot kanë vdekur 6 të infektuar me virusin korona, janë paraqitur 2 mijë e 33 raste të reja, janë shëruar 3 mijë e 329 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  10 mijë 87  testime  sa janë kryer  në nivel vendi, 2 mijë e 33  të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore  kanë vdekur gjashtë të  infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar  3 mijë e 329 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve  nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë ka arritur në është 172 mijë e 44, numri i i rasteve aktive ka rënë në   33 mijë   e 906  të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka tërhequr …