Në Gjykatën Speciale, në Hagë, në lëndën penale kundër Salih Mustafës, u paraqit eprori i UÇK-së gjatë luftës, Fatmir Humolli

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, në lëndën penale kundër Salih Mustafës, u paraqit eprori i UÇK-së gjatë luftës, Fatmir Humolli

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, në lëndën e pretenduar penale kundër, Salih Mustafës ka folur deputeti  Vetëvendosje, Fatmir Humolli. Ai është dëshmitar nga Zyra e Prokurorisë por, para se të shkonte në sallë dëshmitari,  Humolli, ka pasur kundërshtime nga mbrojtja dhe Zyra e Prokurorit, pasi ai ishte në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes dhe tani edhe të Prokurorisë. Seanca  ka nisur me pakënaqësi nga avokati mbrojtës i Salih Mustafës, Julius Von Bone, i cili ka thënë se nuk pajtohet që Humolli të jetë dëshmitar nga mbrojtja,  edhe nga ZPS-ja. Ai është ankuar se Prokuroria ua ka marr dëshmitarin.  Ndërkohë, Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Folia është shprehur se gjykata është e njoftuar se ai  është dëshmitar  i prokurorisë, por edhe i mbrojtjes. Fatmir Humolli sot ka folur për bashkimin e LKÇK-së me UÇK-në në verë të vitit 1998.

Kontrolloni gjithashtu

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, u zhvilluan aktivitete tematike e përkujtimore

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, janë bërë …