PDK-ja e mbështetë dialogun me njohje të ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë, thotë Memli Krasniqi

PDK-ja e mbështetë dialogun me njohje të ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë, thotë Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë, përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Krasniqi ka shkruar se PDK-ja e mbështetë dialogun me njohje të ndërsjellë. “PDK mbështetë dialogun si mekanizëm për arritjen e marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen e ndërsjellë, pa cenuar sovranitetin shtetëror, intergritetin territorial dhe rendin kushtetues”, ka nënvizuar, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi ratifikon kredinë prej 60 milionë eurosh për “Prishtina 2030”

Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin …