Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje përshëndet protestën që do të mbahet të hënën në Shkup

Lëvizja Vetëvendosje përshëndet protestën që do të mbahet të hënën në Shkup, meqë konsideron se kjo protestë është shprehje e përbashkët e organizimeve të ndryshme qytetare shqiptare në Maqedoni, dhe adreson problematikat shqetësuese që ka krijuar pabarazia etnike të cilën tash e shumë vjet e përjetojnë shqiptarët në Maqedoni. “Është për t’u vlerësuar fakti se kjo protestë po mbështetet nga të gjitha subjektet opozitare shqiptare, si dhe nga grupe të ndryshme të interesit qytetar e shoqëror të shqiptarëve në Maqedoni, të cilat më në fund kanë gjetur fjalën e përbashkët për t’u organizuar”, thuhet në njoftimin për media të Vetëvendosjes. “Formula mbi të cilën është krijuar Maqedonia është një formulë delikate. Ky shtet nuk mund të ketë stabilitet, në kurriz të shqiptarëve. Ndaj e vetmja mënyrë që Maqedonia të mbijetojë, është pranimi i shqiptarëve si popull tërësisht i barabartë, si për sa i takon të drejtave qytetare, ashtu edhe sa i takon të drejtave kombëtare. Është e vërtetë e mirënjohur se shqiptarët jetojnë në trojet e tyre historike, ku nuk janë minoritet e as imigrantë, ndaj dhe nuk mund t’i nënshtrohen diskriminimit maqedonocentrik.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …