Nik Gjeloshaj

Kryetar i Partisë Alternativa, Nik Gjeloshaj, ka thënë se shqiptarët në Mal të Zi duhet të jenë të barabartë”

Nik Gjeloshaj, kryetar i Partisë Alternativa ka thënë se shqiptarët  në Mal të Zi duhet të jenë të barabartë”.  Ai ka pohuar se mbështet një qeveri të udhëhequr nga zëvendës-kryeministri, Dritan Abazoviq. “Kur kemi biseduar për herë të parë të gjitha pakicat për mundësinë e krijimit të një gjëje të tillë, i kemi thënë Dritanit, jo politikisht, urdhëro e ke përkrahjen pa kushte. Vetëm se të realizohet ky koncept i një qeverie pro-evropiane pro-perëndimore. Mendoj se do ta përkrahim. Në këtë drejtim shqiptarët do të avancohen, por edhe i gjithë Mali i Zi do të avancohet”.  Gjeloshaj ka pohuar se me këtë fiton shteti i Malit të Zi ndërsa shqiptarët do të ndihen krenarë. “Me këtë mendoj se më shumë fiton Mali i Zi sesa shqiptarët, por se shqiptarët do të ndihen krenarë, unë personalisht ndihem shumë mirë nëse vjen një ditë kur në një shtet të cilin ne kemi kontribuar që ky shtet të zhvillohet e që ky vend të integrohet, dhe në fund me ardhjen e një shqiptari në krye të Qeverisë, mund të thuhet se kjo është ajo për të cilën edhe ne kemi luftuar, që Mali i Zi të jetë shtet demokratik dhe i barabartë për të gjithë qytetarët”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …