Gjenerallejtënant, Bekim Jashari, pranoi letër-urimin nga homologu i tij hungarez, Gjeneral Rusin

Gjenerallejtënant, Bekim Jashari, pranoi letër-urimin nga homologu i tij hungarez, Gjeneral Rusin

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti dje ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Dr. József Bencze. Me këtë rast, përveç urimit të tij për Gjeneral Jasharin për marrjen e detyrës së Komandantit të FSK-së, ambasadori Bencze, i solli edhe letrën e urimit nga Shefi i Mbrojtjes së Hungarisë, gjenerallejtënant Romulusz Ruszin.

Me këtë rast, Gjeneral Jashari, përveç falënderimit dhe vlerësimit të lartë për vizitën dhe urimet nga ana e homologut të tij, i shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e Republikës së Hungarisë në kuadër të KFOR me kontringjentin ushtarak dhe me udhëheqës komandues, në cilësi edhe të komandantit aktual të KFOR-it. Në takim, gjithashtu diskutuan edhe mbi aktivitetet e përbashkëta në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Hungarisë, ku të dy u pajtuan në thellimin e bashkëpunimit përmes një memorandumi të ri të bashkëpunimit mes dy ministrive të mbrojtjes me përfshirjen e bashkëpunimit konkret ushtarak. Në fund, të dyja palët u pajtuan që dyja palët të koordinohen për takimin e ardhshëm mes dy gjeneralëve brenda vitit 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …