Ministri, Xhelal Sveçla

Për shkak të mungesës së Xhelal Sveçlës dhe 7 të pandehurve të tjerë, shtyhet gjykimi për afat të pacaktuar për vepra të rënda penale

Edhe pse lënda kundër një grupi sulmuesish të institucioneve dhe policisë së Kosovës ka tetë vjet që është ngritur ajo tashmë është shtyrë në afat të pacaktuar në mungesë së paraqitjes së të pandehurve, në mesin e tyre edhe ministra e zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes, parti në pushtet.  Nuk është kjo hera e parë, as e fundit kur pikërisht personat që janë të thirrur ta mbrojnë ligjin e nëpërkëmbin atë sikur ishte dje rasti i ministri të Brendshëm Xhelal Sveçla i cili nuk u paraqit në seancën gjyqësore të Gjykatës Themelore në Prishtinë ku pritet të zhvillohej gjykimi.  Sipas aktakuzës së ngritur më 14 mars 2014, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Dardan Molliqaj, Arsim Maqastena, Pajtim Havolli, Agron Kabashi, Egzon Azemi, Pajtim Demaj, Xhelal Sveçla, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Bekim Shkodra, Afrim Hoxha, Sami Avdiu dhe Besnik Qelaj po akuzohen se më 27 qershor 2013 në rrugën “Nëna Terezë” në Prishtinë, gjatë protestës me qëllim të dëmtimit të personave zyrtarë-pjesëtarëve të Policisë së Kosovës kanë kryer veprime të dhunshme dhe huligane. Gjykata ka sqaruar se  “I pandehuri Xhelal Sveçla nuk ka pasur urdhëresë për sjellje me detyrim, por ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt dhe gjithashtu nuk është lëshuar asnjë urdhëresë për sjellje me detyrim ndaj tij për seancën e radhës”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …