U suspendua nga puna, Amir Hoxha, pasi kritikoi shpenzimet e deputetëve dhe u ankua për mospagesën e shujtave për policët

U suspendua nga puna, Amir Hoxha, pasi kritikoi shpenzimet e deputetëve dhe u ankua për mospagesën e shujtave për policët

Është suspenduar nga puna zyrtari policor, Amir Hoxha pasi kritikoi shpenzimet e deputetëve dhe për mospagesën e shujtave për policët në kryerjen e detyrës. Sapo mora njoftimin për suspendim të përkohshëm timin në afat prej 3 ditesh lidhur me një postim që e kam bërë ditë më parë në lidhje me pakënaqësinë time për mospagesën e shujtave për policët në kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë”. Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam  kryer veper penale apo shkelje të rëndë disciplinore,  e që me sa di unë me njohurinë time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës ‘fjala e lirë apo shprehja e nje paknaqësie e cila eshte e bazuar ne ligj’ nuk paraqet vepër  penale. Edhe njëherë e potencoj se qëndroj prapa fjales sime me ndergjegje  dhe me përgjegjësi  të plotë prapa postimit tim në lidhje me diskriminimin e kundërligjshëm që po na bëhet në pagë, që për këtë edhe kam bërë padi në Gjykatën Themelore”, thuhet në njoftimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …