Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu-Kodra: Vjosa Osmani, ka zgjedhur të heshtë në ditën kur qytetarëve po u shtrenjtohet energjia elektrike

Kryetarja, Vjosa Osmani, në ditën kur po u shtrenjtohet energjia elektrike qytetarëve të Kosovës nga Qeveria Kurti dhe vartësit e tij, ka zgjedhur heshtjen.   Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se presidentja Vjosa e ka zgjedhur heshtjen në ditën kur Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike për konsumatorët që harxhojnë mbi 800 kWh. Ajoi ka bërë thirrje presidentes Osmani që të reagojë dhe të ngre zërin në mbrojtje të qytetarëve. “Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën kur po u shtrenjtohet energjia elektrike qytetarëve të Kosovës nga Qeveria Kurti dhe vartësit e tij, ka zgjedhur heshtjen.  Presidente, dil e tregoju qytetarëve të Kosovës se ju nuk i përfaqësoni më interesat e tyre dhe nuk e ngrisni zërin ndaj padrejtësive që po u bëhen atyre. Presidente, dil e thuaje një arsye pse po heshtë përballë padrejtësive që Qeveria e partnerit tënd qeverisës Albin Kurti po u bënë qytetarëve”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …