AAK

AAK: BE t’i trajtojë qytetarët e Kosovës në mënyrë të barabartë

AAK përmes një kumtese për medie ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë të trajtohen në mënyrë të barabartë me të gjithë popujt tjerë evropianë, dhe ata nuk mund të penalizohen për shkak të qeverisjeve të papërgjegjshme. Me rastin e Ditës së Evropës, AAK ka shprehur pakënaqësinë me trendet zhvillimore që janë parakusht i anëtarësimit të plotë të vendit në BE. “Fakti që Kosova, është e fundit në rrugëtimin e saj drejt Evropës së Bashkuar, e pamundëson çdo lloj ekzaltimi, edhe për rekomandimin e fundit për liberalizimin e vizave.  Sot për sot, të vetmit faktorë të rëndësishëm në këtë rrugëtim, kanë mbetur vlerat evropiane dhe përcaktimi i palëkundur pro-perëndimor i qytetarëve të Kosovës, ndërkohë që “punët e shtëpisë” janë në shpërputhje me këtë përcaktim.  Lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe sundimi i rendit dhe ligjit, mbeten dy sfidat kryesore për institucionet e vendit”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen shkollat deri në 27 mars 2020 për shkak të përhapjes së koronavirusit

Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve

Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve. Janë afër …