Sazan Ibrahimi

Ibrahimi: Projektligji për paga nuk i trajton në mënyrë të dinjitetshme por i nënvlerëson kryetarët e komunave

Sot është mbajtur takimi Asociacionit të Komunave të Kosovës ku është biseduar edhe për projektligjin për pagat. Gjatë fjalës para të pranishmëve, drejtori i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi ka vlerësuar se projektligji për pagat, nuk i trajton në mënyrë të dinjitetshme por i nënvlerëson kryetarët e komunave. “Ne mendojmë që kryetarët e komunave duhet të vlerësohen me një koeficient të barabartë me koeficientin e deputetit të Republikës së Kosovës apo në nivelin e ministrit sepse kanë jashtëzakonisht shumë përgjegjësi, duke marrë parasysh që janë të zgjedhur të drejtpërdrejt nga qytetari i Republikës së Kosovës. Duke marrë parasysh se ata janë pothuajse 24 orë përgjegjës për zhvillimet në nivelin lokal, duke marrë parasysh që çdo ditë presin dhe dëgjojnë dhe i zgjidhin hallet e qytetareve e qe këto dilema nuk i kanë në nivelin qendror” theksoi mes tjerash drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Dimitar Keranov: Kosova stabile është çelës për sigurinë e Ballkanit, kërkohet mbështetje më e madhe për integrimin në BE

Presidenti i Institutit të Shkencave Politike në Varna të Bullgarisë, Dimitar Keranov, ka vlerësuar se …