khan

Kryetari i ri i Londrës, Sadik Khan, ka udhëtuar me autobus drejt vendit të ri të punës

Në ditën e parë të punës në krye të Bashkisë së Londrës, kryetari i ri, Sadik Khan, rrugëtimin e ka bërë me autobus,  raportojnë mediet e Britanisë së Madhe. Khan, i biri i një shoferi autobusi, pakistanez dhe i pari i huaj me fe isleme  në krye të qytetit të Londrës, u mirëprit me duartrokitje nga qytetarët e mbledhur, raporton Sky News. Ai, në zgjedhjet e javës së kaluar u bë kryetari i ri i kryeqytetit britanik me 57 për qind të votave, një total prej 1,310,143 votash, në krahasim me 994,614 vota të rivalit të tij Zac Goldsmith, multi-milionerit dhe anëtarit të Partisë Konservatore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …