Serbia zyrtare vazhdon të përkrah agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk mund t’i vendosin sanksione Rusisë, vendit që e mbështet Serbinë. “Nuk mund ta prejmë degën në të cilën jemi ulur”, ka thënë ai. Kreyparlamentari serb ka deklaruar sot se Serbia nuk ka interes të ndjekë politikë në përputhje me interesat e Perëndimit dhe Lindjes, por në përputhje me interesat e veta dhe se “ata që kërkojnë nga Serbia t’i vendosë sanksionet Rusisë nuk janë kundër Rusisë, por kundër Serbisë”. Daçiq tha se Serbia tani është në një situatë kur prej saj pritet të mbajë anën e dikujt, kurse secili niset nga interesat e veta, ndaj është e logjikshme që edhe Serbia të shkojë nga interesat e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli kritikon VV-në, pas publikimit të listës zgjedhore
Pasi është mbyllur afati për dorëzimin e listave zgjedhore për deputetë, dhe partitë politike kanë …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
