leoni

Covid

Sot ka vdekur një i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 83 raste të reja, janë shëruar 181 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  1 mijë e 608    testime  sa janë bërë në nivel vendi, 83   të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore  është shënuar një  rast i vdekjes. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar   181   të infektuar dhe  numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 221 mijë e 679. Numri i rasteve aktive ka zbritur në  1 mijë e 597  të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj për 26-vjetorin e Policisë: “Të mbrosh e të shërbesh” mbetet motoja jonë

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka përkujtuar 26-vjetorin e themelimit të këtij institucioni. …