Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

Nesër, në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë mbahet AKADEMIA LETRARE-ARTISTIKE “ORA E LIRISË” E LSHK-së

Nesër, më 5 mars, për nder të “Ditës së Dëshmorëve” dhe të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të komandantit legjendar Adem Jashari, në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në orën 12, mbahet akademia tradicionale letrare-artistike “Ora e Lirisë”, në kuadër të së cilës punimet e tyre i deklamojnë rreth pesëdhjetë poetë, anëtarë të LSHK-së.

Juria letrare e LSHK-së nderon me çmimin letrar “Adem Demaçi” poezinë më të mirë që do ta zgjedhë me këtë rast. Tema ka qenë e lirë.

Janë paraparë edhe pika muzikore artistike.

 Kryesia e LSHK-së

Kryetari

Prof. dr. Shyqri Galica

 

Kontrolloni gjithashtu

BE shpërndan 158.9 milionë euro për Ballkanin Perëndimor nga Plani i Rritjes

Komisioni Evropian ka miratuar një pagesë të re prej 158.9 milionë eurosh në kuadër të …