OBSH-së

Tedros Adhanom Ghebreyesus: Ka pas sulme të armatosura në disa qendrat e kujdesit shëndetësor në Ukrainë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë luftimeve të sotme, ka pas disa sulme të armatosura në qendrat e kujdesit shëndetësor në Ukrainë, të cilat rezultuan në vdekje dhe lëndime të shumta. Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka shkruar në Twitter se  “Sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor ose punëtorëve shkelin neutralitetin mjekësor dhe janë shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar”. Ai ka njoftuar gjithashtu se janë duke u zhvilluar hetime për ta faktuar edhe më shumë këtë sulm të armatosur në qendrat e kujdesit shëndetësor në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …