Nisma përballet edhe me një dorëheqje në Besianë

Nisma përballet edhe me një dorëheqje në Besianë

Nisma për Kosovën është përballur dje edhe më një dorëheqje. Kryetari i degës së këtij subjekti në Besianë, Bajram Ajeti ka dhënë dorëheqje në shenjë pakënaqësie ndaj koalicionit me AAK-në. Në një njoftim të afishuar në Facebook, ai ka sqaruar se dorëheqja e tij vjen si rezultat i lidhjes së koalicionit parazgjedhor me AAK-në, që sipas tij, nuk ka gjetur miratim në Kryesi dhe tek anëtarët. “Me vullnet dhe besim iu bashkova Nismës për Kosovën, kur koncepti politik, misioni dhe vizioni i saj ishte ndryshimi. Kur Nisma për Kosovën ishte pjesë e Opozitës së Bashkuar tek anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët u ngjall shpresa për ndryshimin. Krijimi i Koalicionit parazgjedhor AAK/NISMA nuk gjeti mbështetje të plotë nga Kryesia e deri në bazë, që rezultoi me dorëheqje dhe lëshimin e Nisma për Kosovën. Prandaj, duke u bazuar në gjendjen e krijuar jap dorëheqje të parevokueshme, ndërsa NISMA për Kosovën i dëshiroj suksese dhe gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj shëndet dhe gjithë të mirat në jetë. Kosovën e kemi të përbashkët”, ka thënë ish-kryetari i Nismës në Besianë, Bajram Ajeti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …