BE

“Finance”: BE-ja në prag të shpërbërjes si ish-Jugosllavia dikur

Gazeta sllovene “Finance” shkruan se Bashkimi Evropian aktualisht i përngjan Jugosllavisë, në periudhën në prag të shpërbërjes. Gazeta lubjanase, në analizën në ballinë paraqet një BE “në prag të referendumit rreth largimit eventual të Britanisë nga ai bllok, ngritjes së forcave radikale politike, ndryshimeve pak a shumë të dhunshme të kufijve dhe futjes së sërishme të kufijve në zonën dikur të hapur evropiane”, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e gazetës sllovene “Finance”. “Duket se askush më nuk beson në BE. Madje as presidenti slloven, Borut Pahor, optimist i përhershëm, nuk është i sigurt nëse BE-ja do të mund të mbijetojë në formën e tanishme”. Presidenti slloven, Pahor, gjatë javës së kaluar ka folur në një tubim kushtuar thellimit të integrimeve evropiane. Pahor megjithatë ka folur edhe për vizionin e tij rreth “shteteve të bashkuara evropiane”, për të cilin gazeta sllovene vlerëson sot se duket i realizueshëm po aq sa ishte më 1989 plani për reformën e federatës jugosllave, i paraqitur nga kryeministri i fundit i tij, Ante Markoviq. Edhe një gjë ia përkujton gazetës lubjanase periudhën që i parapriu shpërbërjes së Jugosllavisë, ai është debati për unionin fiskal.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …