Studentët e të gjitha Universiteteve të Kosovës do të mbajnë një protestë më 14 maj

Studentët e të gjitha Universiteteve të Kosovës do të mbajnë një protestë më 14 maj

Studentët e të gjitha Universiteteve të Kosovës do të mbajnë një protestë më 14 maj ku do të shfaqin pakënaqësitë dhe diskriminimet në universitetet publike dhe ato private anembanë Kosovës, protestë që i bashkëngjitet asaj të AAK-së dhe Nismës. Përfaqësuesi i këshillit organizativ, Atdhe Halilaj tha se pas shumë konsultave brenda universiteteve publike dhe atyre private kanë vendosur që të marrin pjesë në protestën e 14 majit duke shfaqur kërkesat e tyre dhe preokupimet që kanë çdo ditë.  Ne si student kemi platformën tonë, nisjen tonë të veçantë dhe gjithçka që do të marrim pjesë me idetë tona dhe me kërkesat tona. Neve na janë bashkuar edhe disa organizata studentore dhe disa OJQ, të cilat e kanë pa të arsyeshme të na mbështesin. Disa prej shqetësimeve që po na preokupojnë janë cilësia e dobët në Universitetin e Prishtinës, dhe në të gjitha universitete tjera të Republikës së Kosovës. Kemi përfaqësues edhe të kolegjeve private të cilat kanë të njëjta problem e si ne në protestë do të marrim pjesë me këto kërkesa tona por edhe duke mos lënë anash edhe dy çështje të rëndësishme që janë Demarkacioni dhe Asociacioni që janë preokupim jo vetëm për neve si student por për çdo qytetar të Republikës së Kosovës”, tha Halilaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …