leoni

Kryetari i Turqisë, Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me kryetarin amerikan, Joe Biden

Kryetari i Turqisë, Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me kryetarin amerikan.  Joe Biden. Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë bëri të ditur se  në bisedë u diskutuan zhvillimet rajonale, përfshirë sulmin rus ndaj Ukrainës, si dhe marrëdhëniet Turqi-Amerikë. Duke deklaruar se Ankaraja i vazhdon përpjekjet për të arritur një zgjidhje politike midis Rusisë dhe Ukrainës, kryetari Erdoan nënvizoi se është e rëndësishme që Turqia të jetë në pozicionin e vendit që bisedon me të dyja palët përkundër mundësisë së thellimit të krizës edhe më shume dhe që të ndërmarrë një rol lehtësues në kërkim të zgjidhjes. Erdoan vuri në dukje rëndësinë e mundësisë që ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës gjetën për të biseduar drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, në një takim të mirëpritur nga Turqia të enjten në Antalie, falë kanalit të besimit të hapur nga Turqia. Organizimi i këtij takimit është një fitore diplomatike në vetvete, shtoi udhëheqësi turk. (TRT)

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …