Igor Kalbukov: Nëse Bosnjë-Hercegovina vendos të bëhet anëtare e NATO-s në rastin e Ukrainës, treguam se çfarë ndodh

Igor Kalbukov: Nëse Bosnjë-Hercegovina vendos të bëhet anëtare e NATO-s në rastin e Ukrainës, treguam se çfarë ndodh

Ambasadori i Rusisë në Bosnjë-Hercegovinë, Igor Kalbukov, paralajmëroi se Kremlini zyrtar  e ka një përgjigje në rast se  ky shtet i Ballkanit  vendos të anëtarësohet në NATO. Ai është shprehur: “Nëse Bosnjë-Hercegovina vendos të bëhet anëtar i diçkaje, ajo është çështje e brendshme. Tjetër gjë është reagimi ynë. Në rastin e Ukrainës, treguam se çfarë ndodh. Nëse ka kërcënime, ne reagojmë”. Sipas ambasadorit rus, është Perëndimi ai që përbën kërcënim për Bosnjën: Ne nuk kemi asnjë plan. Nuk fusim hundët në çështjet e brendshme të vendeve të tjera. Ne thjesht do të përgjigjemi duke analizuar situatën strategjike dhe gjeopolitike”. Ndërkohë, kryetari i radhës se Presidencës së këtij shteti  kroati Zhelko Komshiq, dënoi  fjalët e diplomatit rus. Mesazhi i ambasadorit rus mbi reagimin e Rusisë, duke na treguar shembullin e Ukrainës, është kërcënim i pastër dhe diçka e papranueshme për Bosnjë-Hercegovinën. Fjalët e tij nuk janë kërcënim vetëm për ne, por për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, tha Komshiq. (CNN)

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Vlorë emërtohet sheshi ‘Adem Jashari’, familja falënderon Shqipërinë për nderimin ndaj Kryekomandantit

Faleminderit Bashkisë së Vlorës, kryetares Brunilda Mersini dhe qytetarëve të Vlorës për nderimin e madh …