Duke folur para trupit gjykues, ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka kërkura dënim kapital në rast se dëshmohetn e argumentohen akuzat e Prokurorisë dhe të trupit gjykues. Nuk është në rregull që prokurori të kërkojë vetëm kokat e UÇK-së. Kërkoj nga Gjykata që kjo çka është folur e është thënë, le të vërtetohet, nëse del e vërtetë qe unë kam ekzekutuar, nuk kërkoj dënim prej 12 vjetësh, por dua dënim kapital. Nuk ka qenë politikë e UÇK-së që të vrasë njerëz me duar të lidhura. Nuk keni të drejtë të paragjykohemi pse kemi qenë anëtarë të UÇK-së, ka theksuar ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					