Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, Driton Kuçi

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, Driton Kuçi

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti sot ministrin e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, Driton Kuçi, me ç’rast e njoftoi atë për të arriturat në sferën e infrastrukturës në vend. Ata diskutuan, me theks të veçantë, për pjesën maqedone të autostradës Kosovë-Maqedoni, që sipas tyre, me përfundimin e saj, dukshëm do të lehtësohet qarkullim i njerëzve dhe mallrave nga dy vendet, si dhe për marrëveshjet bilaterale të transportit mes të dyja vendeve.  Gjatë takimit ministri Kuçi tha se bashkëpunimi i shkëlqyer me Kosovën do të vazhdojë edhe më tej, në bazë të marrëveshjeve dypalëshe duke zbatuar masa në drejtim të lehtësimit të shkëmbimit tregtar dhe në rritjen e numrit të turistëve në të dy vendet.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza nderon studentët e protestave të vitit 1981: U ngritën për liri dhe dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka përkujtuar protestat studentore të vitit 1981 …