Ushtria ruse ka lëshuar dhjetëra raketa në një sulm ushtarak të shumëfishtë përreth Ukrainës

Ushtria ruse ka lëshuar dhjetëra raketa në një sulm ushtarak të shumëfishtë përreth Ukrainës

Ushtria ruse ka lëshuar dhjetëra raketa me precizion të lartë në një sulm ushtarak të shumëfishtë qark Ukrainës, sipas pamjeve të publikuara nga vetë Ministria Ruse e Mbrojtjes. Të shtënat me armë dhe raketa kanë vazhduar prej mëngjesit të kësaj të diele nga qendra urbane e Mariupol drejt jugut, në rajonin e Sumi në veri por duket se trupat ruse e kanë të pamundur, siç pala ukrainase thotë, të hyjnë në Kiev. Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se vetëm të shtunën, ushtria e saj ka shkatërruar 117 mjete luftarake ukrainase. Po ashtu, në pamjet e transmetuara nga Ministria ruse e Mbrojtjes duken ushtarët rus teksa minojnë fushat në rajonin e Kerson. Beteja shtrihet në një territor prej 1800 km dhe rusët po mobilizohen për sulme të reja tokësore, pavarësisht ofensivës së tyre të ngadaltë në terre. Duke parë situatën, me ministrinë ukrainase të Mbrojtjes që pranon se mbi 4500 ndërtesa banimi janë shkatërruar e mijëra mjete luftarake po ashtu, presidenti Zelenski kërkon përsëri ndihmë në armatime nga aleatët e NATO-s. Ai edhe një herë i kujton Evropës, se lufta do të vazhdojë atje, nëse Ukraina bie.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelensky, shprehu besimin në fitore kundër forcave pushtuese ruse, në përvjetorin e parë të nisjes së pushtimit

Presidenti Volodymyr Zelenski ka paralajmëruar se Rusia mund ta rrisë shkallën e sulmeve në verilindje të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka paralajmëruar se Rusia mund ta rrisë shkallën e sulmeve …