Eranda Kumnova-Baçi thotë se vendimi për të vendosur simbolet në murin e shkollës ka qenë individual nga drejtoresha, Gjergjaj

Eranda Kumnova-Baçi thotë se vendimi për të vendosur simbolet në murin e shkollës ka qenë individual nga drejtoresha, Gjergjaj

Drejtoresha e Arsimit në Komunë  e Gjakovës, Eranda Kumnova-Baçi, ka deklaruar për mediet se vendimi për të vendosur simbole, në shkollën “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë  ka qenë individual nga drejtoresha  e shkollës. “Në momentin kur ne jemi njoftuar se janë vendosur ato simbole unë kam kontaktuar drejtoreshën dhe kam kërkuar që të largohen ato. Konsideroj se vendosja e atyre simboleve ishte veprim i pamatur nga ana e menaxhmentit të shkollës, dhe si veprim nuk guxon të përsëritet”. Megjithatë drejtoresha e Arsimit në Komunë  e Gjakovës thotë se me udhëzim të MASHT-it në shkollat e arsimit para universitar ndalohet bartja e shamive në shkolla. “Megjithatë vendosje e simboleve të tilla në shkolla, sipas saj  është e papranueshme”. Kumnova-Baçi thotë se të gjithë drejtorët duhet të flasin personalisht me secilin nxënës për zbatimin e rregulloreve të caktuara dhe sipas saj nuk ka nevojë për simbole të tilla. Drejtoresha e Arsimit në Komunën  e Gjakovës ka thënë se do të merren masa disiplinore ndaj drejtoreshës në fjalë por duke u bazuar në ligj. Disa hoxhallarët kanë kërkuar dorëheqjen e drejtoreshës së shkollës ‘Nexhmedin Nixha’ ose të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …