LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK: Ikja masive e mjekëve nga Kosova, është shqetësuese dhe paraqet rrezik serioz për gjithë sistemin shëndetësor

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me deklaratën e tij rreth ikjes së mjekëve nga Kosova, duke thënë se  nuk është faji për këtë vetëm te rrogat. Ai tha se një gjë e tillë ndodh edhe në Gjermani. Për këtë deklaratë, LDK-ja përmes një shkrimi tha se vetëm gjatë muajit shkurt, 45 mjekë janë larguar nga vendi ynë, duke shtuar se numri i vogël i mjekëve në Kosovë, gjithë këtë situatë e bën akoma më të rrezikshme. Ikja masive e mjekëve nga Kosova, është shqetësuese dhe paraqet rrezik serioz për gjithë sistemin shëndetësor. Vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti, 45 prej tyre janë larguar nga vendi. Numri i vogël i mjekëve në Kosovë gjithë këtë situatë e bën akoma më të rrezikshme. Lidhja Demokratike e Kosovës i sheh me shqetësim të madh deklaratat e kryeministrit të Kosovës rreth ikjes së mjekëve nga Kosova. Duke e krahasuar vendin tonë me vendet e zhvilluara evropiane”, thuhet në reagimin e tyre. Tutje, LDK-ja thotë se Qeveria Kurti duhet të ndërmarrë me urgjencë hapa strategjik në parandalimin e ikjes së mjekëve, duke ua ngritur pagat punëtorëve shëndetësorë. Për dallim nga vendet që i ka përmendur zv. kryeministri, në Kosovë qytete të tëra veprojnë me vetëm nga një mjek familjarë, për gjithë territorin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …