Departamenti i Krimeve të Rënda, ka nisur hetimet pas raportimeve për punësimet e parregullta në KEK

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka nisur hetimet pas raportimeve për punësimet e parregullta në KEK. “Pas raportimeve të publikuara në disa portale lidhur me pretendimet se janë kryer shkelje të rënda ligjore në procesin e rekrutimit të qindra personave në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës me 4 prill 2022, ka iniciuar hetime, ashtu që do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të këtyre pretendimeve, konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Prokurorisë. Ditëve të fundi, është raportuar për punësimin e qindra personave, të afërt me Lëvizjen Vetëvendosjen, e cila tani është në qeveri, përmes një konkursi të hapur për punësim nga Korporata Energjetike e Kosovës. Deri tani janë evidentuar qindra të punësuar në KEK, që kanë lidhje të ngushta me pjesëtarë të Vetëvendosjes, e të cilët mbajnë pozita kyçe në parti ose në institucione.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …